Sunday, November 10, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTHistoria e panjohur e Kasparovit

Historia e panjohur e Kasparovit

Kampioni botëror i shahut, Geri Kasparov, e di shumë mirë që gjenialiteti i tij përpara fushës së shahut nuk do të kishte mjaftuar kurrë në rast se nuk do t’i vinte në ndihmë ish-presidenti i Republikës Sovjetike te Azerbajxhanit dhe më vonë i Republikës së Azerbajxhanit, Heydar Aliyev, sipas një shkrimi të ambasadës azere në Tiranë.

”Aliyevit nuk i interesonte që unë isha armen. Ajo që kishte rëndësi për të, ishte që unë kisha lindur në Baku. Pa mbështetjen e tij unë do të isha nxjerrë nga garat”, kujton Kasparov.

Me Kremlinin që mbështeste mjeshtrin e saj të shahut, Anatoli Karpov, Aliyev do të niste një luftë me Moskën për të promovuar djaloshin e talentuar, të lindur në Azerbajxhan, i cili vetëm shumë vite më vonë, pasi ishte shndërruar në ikonën e shahut botëror, tregoi sesi një turne në Banja Luka të Jugosllavisë në prill 1979 i kishte ndryshuar përfundimisht jetën.

Ai ishte 16 vjeç atëherë, kur iu lejua të merrte pjesë në turneun ku 14 prej 16 pjesëmarrësve ishin mjeshtra të mëdhenj. Por, Kasparov u rendit i pari, pa asnjë humbje, duke siguruar fitoren dy raunde përpara fundit.

Banja Luka shënoi fitoren e tij të parë mes mjeshtërve të mëdhenj, duke i sjellë vlerësimin e parë ndërkombëtar. Emri i tij bëri jehonë në Bashkimin Sovjetik dhe pas rikthimit dhe  Kasparov tregon se ”ishte krejt një situatë tjetër. Unë dhe nëna ime vizituam Aliyevin. Ai shikonte perspektivën. Nuk e kishte problem që unë isha armen, rëndësi kishte që unë kisha lindur në Baku. Mund të më kishin nxjerrë nga gara shumë herë apo të më kishin privuar mundësitë për të vazhduar karrierën, por pritja e Aljevit më garantoi të kisha mbështetje nga brenda. Ata ndërtuan një bazë për mua në Zagulba (zonë turistike bregdetare në periferi të Bakusë). Ishte viti 1980. Me porosi të tij na u sigurua edhe një apartament”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments