Shqipëria Moti – E Diel, 14 Qershor 2026

0
1

Sipas MeteoAlb: Përgjatë gjithë 24 orëshit territori Shqiptar parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU në orët e paradites kthjellimet pritet të jenë dominante në një pjesë të mirë te vendit. Ndërsa orët e pasdites PARAQITEN në Shqipëri me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën Perëndimore. Qytetet bregdetare MBETEN nën ndikimin e motit të kthjellët edhe përgjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga; 8°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 34°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Berat.

Era do të fryjë e lehtë; në tokë dhe në det; me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht  Perëndimor;  duke gjeneruar në det dallgëzim 1 ballë.