Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Republikën e Kosovës do të sjellin përgjatë gjithë ditës alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU kthjellimet do të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe mesditës në zonat Perëndimore dhe Jugore të Kosovës. Ndërsa vranësirat parashikohet të theksohen gjatë pasdites, KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Mbrëmja dhe nata vonë rrikethejnë kthjellimet në pothuajse të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR rriten në mesditë duke u luhatur nga; 4°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 30°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Gjakovë; Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi jo më shumë se 28 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor.



