MBETET gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, KU vranësirat parashikohet që herë pas here të gjenerojnë rrebeshe të konsiderueshme shiu. Vijonë pjesërisht edhe Qëndra e kontinentit me vranësira dhe shira, POR herë pas here priten edhe rrebeshe të përkohëshme breshëri. Poashtu skaji Juglindor i kontinentit Europian do të jetë me  reshje shiu, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë brigjeve të detit të Zi. Ndërsa pjesa tjetër e rajonit të Ballkanit do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU intervalet e gjata me kthjellime do të jenë dominante. Gjithashtu me vranësira kalimtare dhe intrevale të gjata me diell PARAQITET pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit, Europa Perëndimore si edhe Britania e Madhe.