Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISShpëtohet pas 5 orë kërkimesh turistja franceze në Jezercë

Shpëtohet pas 5 orë kërkimesh turistja franceze në Jezercë

Një turiste franceze e cila kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës, është gjetur dhe shpëtuar nga Policia e Tropojës dhe grupet e kërkim shpëtimit.

Policia e Kukësit njofton se u njoftua në orët e natës se turistja franceze e moshës 34-vjeçare kishte humbur rrugën, teksa eksplornte zonën e majës së Jezercës.

Sapo janë njoftuar, rreth orës 23:00 Komisariati i Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i shkuar asaj, në ndihmë.

Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore. Turistja ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe të Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Policia e Kukësit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments