Shpella e Spilesë në Himarë, një nga hapësirat më të veçanta të bregdetit shqiptar, i është nënshtruar një ndërhyrje për të rritur atraktivitetin e këtij destinacioni përgjatë gjithë vitit.
Kjo shpellë lidhet me mitin e Ciklopit të përmendur nga Homeri, para 2700 vjetësh. Ajo njihet ndryshe edhe si “Shpella e Odisesë” ose “Shpella e Ciklopit”, duke qenë se sipas mitologjisë, ky është vendi ku u ndeshën dy personazhet.
Kështu do të ndërtohet një itinerar i plotë turistik dhe kulturor për sitet e zonës së Himarës, duke lidhur trashëgiminë natyrore me atë kulturore.
Ky projekt financohet nga Banka Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, me projektim nga Cultural Heritage without Borders Albania dhe monitorim nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë.





