Gates argumentoi se vetërregullimi i industrisë së teknologjisë nuk është i mjaftueshëm dhe bëri thirrje për përfshirjen e qeverive dhe miratimin e legjislacionit që vendos kufij dhe standarde sigurie për zhvillimin dhe përdorimin e AI.
Sipas tij, teknologjia duhet të zhvillohet me mekanizma të fortë mbikëqyrjeje, ndërsa qeveritë dhe kompanitë duhet të bashkëpunojnë për të parandaluar keqpërdorimin e saj.
Paralajmërimi i Gates vjen në një kohë kur debati për rregullimin e inteligjencës artificiale po intensifikohet në SHBA dhe në nivel ndërkombëtar, ndërsa drejtues të industrisë dhe ekspertë kanë ngritur shqetësime për rreziqet e modeleve gjithnjë e më të fuqishme të AI.
Gates, një prej figurave që për dekada ka promovuar potencialin transformues të teknologjisë, ka shtuar së fundmi paralajmërimet për pasojat e mundshme të zhvillimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale.





