Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIShpallet projekti fitues për qendrën shumëfunksionale në Tiranë

Shpallet projekti fitues për qendrën shumëfunksionale në Tiranë

U zhvillua publikisht Konkursi Ndërkombëtar mes 5 studiove prestigjioze të arkitekturës, për një ndërtim të ri ambicioz në Tiranë, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin. “Mount of Tirana” nga Cebra u shpall projekti fitues për qendrën shumëfunksionale në Tiranë, ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se qendra e re do të kompletojë kurorën rreth sheshit “Skënderbej”. “Do të ketë disa hapësira, jo vetëm për zyra, por edhe për rezidencë, hoteleri dhe argëtim, që do të kompletojë kurorën rreth sheshit “Skënderbej”, ashtu siç ka qenë plani francez origjinal, në përputhje me kërkesat gjithmonë e në rritje të një qyteti që këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe vitin tjetër, me shpresë do të jetë Kryeqyteti Europian i Sportit”, tha Veliaj. Ai tha se pati një diskutim të gjatë mes anëtarëve të jurisë për zgjedhjen e fituesit. “Unë jam te pjesa e politikës, prandaj sot nuk ndërhyra sepse nuk do të doja që ne që nuk jemi profesionistë të flisnim me ekspertizë për gjëra që nuk janë të fushës sonë. Në këtë vend jemi mësuar me gjithologë, ku një analist flet edhe për COVID-in, edhe për tërmetin, edhe për arkitekturën, është bërë pak bajat”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë dha edhe lajmin se javën e ardhshme do të hapet gara për Teatrin e Ri Kombëtar. “Ne javën tjetër do të hapim garën për Teatrin e Ri Kombëtar, projekt nga Bjarke Ingles Group”, tha Veliaj. Juria ishte e përbërë nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe një grup arkitektësh të mirënjohur si Pablo Bofill, Stefano Boeri, Filippo Innocenti, Freek Persyn, të cilët vlerësuan propozimet mbi projektin Tirana Multifunctional Center.https://ata.gov.al/2022/10/01/shpallet-projekti-fitues-per-qendren-shumefunksionale-ne-tirane/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ