Ministria e Jashtme e Turqia, lidhur me aneksimin e disa rajoneve ukrainase nga Rusia ka deklaruar se “Kundërshtojmë vendimin e Rusisë për aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës”. Në një deklaratë me shkrim lidhur me aneksimin e disa rajoneve të Ukrainës nga Rusia, ministria ka rikujtuar se Turqia nuk ka njohur aneksimin e Krimesë nga Rusia me një referendum të paligjshëm të mbajtur në vitin 2014 dhe se në çdo rast Turqia ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për integritetin territorial, pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës. “Në përputhje me këtë qëndrim që kemi mbajtur në vitin 2014, ne kundërshtojmë vendimin e Rusisë për aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës”, thuhet në deklaratë. Më tej në deklaratën e ministrisë thuhet se “Është e pamundur të pranohet nga ana jonë ky vendim i cili është një shkelje e rëndë e parimeve të vendosura në ligjin ndërkombëtar. Ne përsërisim mbështetjen tonë se lufta e cila ka marrë përmasa gjithnjë e më të rënda të zgjidhet mbi bazën e një paqeje të drejtë që do të arrihet përmes negociatave”. – “Rusia aneksoi edhe rreth 15 për qind të territorit të Ukrainës” Pas Krimesë, Rusia duke aneksuar edhe rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, ka bashkuar me territorin e saj rreth 15 për qind të Ukrainës. Në ceremoninë e mbajtur në kryeqytetin Moskë, presidenti rus Vladimir Putin dhe krerët e të ashtuquajturave administratave pro-ruse nënshkruan marrëveshje për bashkimin e rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia me Rusinë.https://ata.gov.al/2022/10/01/ankara-turqia-kundershton-vendimin-e-rusise-per-aneksimin-e-disa-rajoneve-te-ukraines/
Turqia kundërshton vendimin e Rusisë për aneksimin e disa rajoneve të Ukrainës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on