Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në liqenet e HEC-eve, çka i ka dhënë mundësi Korporatës Elektroenergjetike shqiptare që të rrisë shitjet e energjisë. Këtë javë, KESH ka marrë pjesë në 3 tendera ndërkombëtar për shitjen e energjisë elektike. Së pari është realizuar tenderi për periudhën 6 dhe 7 nëntor, ku KESH ka shitur 7 mijë megavat/orë me një çmim që varion nga 103.02 euro deri në 151.57 euro për megavat/orë. Dy ditë më vonë, KESH ka dalë sërish në tregjet ndërkombëtare duke shitur një tjetër sasi të konsiderueshme energjie prej 31 mijë megavat/orë, ku çmimet e shitjes kanë lëvizur nga 94 euro deri në 129 euro për megavat/orë. Më 9 nëntor KESH iu drejtua sërish tregjeve ndërkombëtare duke nxjerrë për shitje 14 400 megavat/orë energji me çmim që varion nga 94.37 euro për megavat/orë.