Sunday, March 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShebenik-Jabllanicë, për vizitorët e natyrës dhe aventurës

Shebenik-Jabllanicë, për vizitorët e natyrës dhe aventurës

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i mbuluar nga dëbora, fton të pasionuarit pas alpinizmit, ta vizitojnë atë. Agjencia Kombëtare e Turizmit ndau sot, në rrjetet sociale, pamje nga ky park, i kthyer në një nga destinacionet turistike për vizitorët e natyrës dhe të aventurës. “Më pak se dy orë larg me makinë prej Librazhdit, më i madhi në Shqipëri dhe një prej më mbresëlënësve. Sapo të arrini atje, do të ndjeni hyrjen në një botë tjetër, me maja të larta, liqene dhe shtigje të bukura. Plot pyje të paprekur dhe të mahnitshëm me pemë të lashta ahu”, theksoi Agjencia Kombëtare e Turizmit. Ky park në të gjitha stinët është shndërruar në destinacionin e fundjavës për ata që pëlqejnë turizmin aventurier, pasi ofron mjaft shtigje interesante për t’u eksploruar. Dëbora e këtij muaji e ka bërë parkun Shebenik-Jabllanicë ideal për ski dhe peizazhi duket i mrekullueshëm nga bardhësia që e ka mbuluar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ