Sistemi i avancuar i mbrojtjes ajrore synon të ndihmojë në mbrojtjen e Izraelit nga mundësia e sulmeve ajrore iraniane mes frikës se Lindja e Mesme është në prag të një lufte të plotë rajonale.
Uashingtoni njoftoi në fundjavë se do t’i dërgonte aleatit të tij një bateri Terminale të Mbrojtjes së Zonës në Lartësi të Lartë (THAAD) dhe një kontigjent ushtarësh për ta ndihmuar në funksionimin e tij.
Ryder tha se ‘’më shumë komponentë dhe personel amerikan do të mbërrijnë në Izrael në ditët në vijim, me sistemin që do të jetë plotësisht funksional “në të ardhmen e afërt”.
“Zlokimi i baterisë THAAD në Izrael nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit dhe për të mbrojtur amerikanët në Izrael nga çdo sulm me raketa balistike nga Irani’’, theksoi ai.
Uashingtoni kishte vendosur tashmë një bateri THAAD në rajon vitin e kaluar në dritën e luftimeve, edhe pse jo në vetë Izraelin.