Mbrëmjen e 1 shtatorit, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit e Ansamblit Popullor do të nisë sezonin e ri artistik. Drejtorja e institucionit artistik, Abigeila Voshtina, në një postim në rrjetet sociale ftoi artdashësit të bëhen pjesë e koncertit “Reinissance of a Barbarian of Artists”. Salla e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor do të elektrizohet nga ndërthurja e simfonisë e cila korri sukses në Leningrad, atë të Schostakoviçit dhe koncertit të mirënjohur të Rachmaninoffit. Dirigjent do të jetë i mirënjohuri Jacopo Sipari di Pescasseroli ndërsa protagonist është pianisti me famë ndërkombëtare, Giuseppe Albanese. Në sezonin e ri artistik TKOBAP do të drejtohet nga Abigeila Voshtina, e cila u emërua në postin e drejtores së Përgjithshme, në fillim të muajit korrik. Voshtina premton një sezon me kalendar artistik të ngjeshur, duke zhvilluar fushat artistike dhe krijuar më shumë politika novatore për artdashësit.https://ata.gov.al/2022/08/25/sezoni-i-ri-ne-tkobap-nis-me-rachmaninoff/
Sezoni i ri në TKOBAP nis me Rachmaninoff
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on