Wednesday, March 26, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSerafin Fanko, regjisori i 125 shfaqjeve

Serafin Fanko, regjisori i 125 shfaqjeve

U nda nga jeta 15 vjet më parë një prej regjisorëve-autorë të paktë në Shqipëri, Serafin Fanko. Në Akademinë e Arteve të Pragës do të kryente studimet për regji filmi dhe me t’u rikthyer në atdhe, do të konsolidonte profilin e tij duke ndjekur shkollën e posaçme “Aleksandër Moisiu”. Fanko dha ndihmesë veçanërisht të lëvdueshme si regjisor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, rreth të cilës Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar online, disa foto. Serafin Fanko ka realizuar rreth 125 shfaqje në teatrot e Shkodrës, Tiranës, Shkupit, Durrësit, Gjakovës, Strugës, Fierit etj. Në tërësinë e veprave të vëna në skenë, Fanko ka dalluar për trajtimin regjisorial të dramave dhe për kulturën e gjerë skenike, që paraqiste të harmonizuara përbërësit teatrorë. Ky tipar që e shquante nga bashkëkohësit shfaqet më së miri në veprat “Fisheku në pajë”, “Këshilli i ndrikullave” dhe “Toka jonë”, që patën jehonë në publik. Në kinematografi, nisi karrierën me rolin e Klarkut, në “Fije që priten” dhe e përfundoi me rolin e profesorit të fizikës, në “Pranvera s’erdhi vetëm”. Në fund të viteve ’70 themeloi Teatrin Poetik pranë teatrit “Migjeni”. Fanko ka shkruar 12 drama dhe është fitues i disa çmimeve kombëtare. Në shenjë vlerësimi të veprës së tij, i janë akorduar titujt “Qytetar Nderi i Shkodrës” dhe “Artist i Popullit”.https://ata.gov.al/2022/09/29/perkujtohet-serafin-fanko-regjisori-i-125-shfaqjeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ