Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka organizuar këtë fillimjavë seminarin e radhës, këtë herë me gjyqtarët e Kategorisë së Dytë në prag të edicionit të ri futbollistik 2022-2023. Ashtu si edhe me gjyqtarë dhe anësorët e kategorive të tjera, seminaret kanë konsistuar në testet fizike dhe teorinë, teksa u analizua paraqitja e tyre gjatë sezonit 2021-2022, problematikat e hasura gjatë ndeshjeve të kësaj kategorie dhe aspektet e punës së arbitrave që duhen përmirësuar. Instruktori i gjyqtarëve, Arjan Mali ka theksuar se gjyqtarët janë njohur me ndryshimet në rregullore dhe kanë testuar njohuritë e tyre në praktike me raste të diskutueshme përmes pamjeve video. “Sektori i Arbitrimit është në vazhdimësi të seminareve të zhvilluara me arbitrat dhe asistentët, duke nisur me ato të kategorisë “Abissnet Superiore” e duke vazhduar me ato të Kategorisë së Parë dehe së fundmi po organizomë seminarin me arbitrat e Kategorisë së Dytë. Ky seminar ka për qëllim për të njohur arbitrat me të rejat e interpretimit të rregullores së lojës, që UEFA i dërgon çdo fillim sezoni. Një nga temat që u diskutua sot ishte rregulli 11 të ndryshuar, që ka të bëjë me pozicionin jashtë loje”. “Pra, kur një devijim i topit është i vullnetshëm dhe quhet pasim, apo është prekje e paqëllimshme. Pavarësisht se seminari u zhvillua sot, këto informacione u janë dërguar kolegjiumeve që në muajin qershor, që arbitrat të njihen mbi interpretimet e reja të rregullores. Duke marrë shkas edhe nga sezoni i kaluar, ku pikat më të nxehta kanë qenë rastet e prekjes së topit me dorë dhe protestat, arbitrat marrin informacionin e duhur për t’i zbatuar në praktikë në këtë sezon të ri. U urojmë arbitrave një sezon të mbarë dhe t’i zbatojnë sa më mirë rregulloret e t’i interpretojnë siç duhet në fushën e lojës”, u shpreh Mali. Qëllimi kryesor i këtyre seminareve është përmirësimi i nivelit të gjykimit shqiptar të të gjitha kategorive, teksa të gjithë gjyqtarët dhe ndihmësgjyqtarët do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë më tepër për ndryshimet e rregullave të lojës dhe të analizojnë momente konkrete gjatë një ndeshjeje me shembuj video.https://sport.rtsh.al/artikull/prag-zesoni-seminar-me-gjyqtaret-dhe-anesoret
Seminar me gjyqtarët dhe anësorët
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on