Sulmuesi i Senegalit, Sadio Mane (30 vjeç) për herë të dytë në karrierë fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Afrikë. “Sulmuesi senegalez Sadio Mane u shpall si lojtari më i mirë në Afrikë në ndarjen e çmimit të CAF 2022, pasi udhëhoqi Luanët e Terangas drejt titullit të parë të Kupës së Kombeve të Afrikës”, thuhet në deklaratën e Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF). Vendi i dytë i takoi sulmuesit egjiptian Mohamed Salah të Liverpoolit ndërsa i treti u zgjodh portieri i Senegalit në Chelsea, Edouard Mendy. Mane ndihmoi Senegalin të fitonte titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës 2022 ndërsa titullin e futbollistit më të mirë të vitit e kishte fituar edhe në vitin 2019. Ai me skuadrën e tij Liverpool gjithashtu fitoi UEFA Ligën e Kampionëve, UEFA Super Kupën dhe njëherësh Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s. Mane ishte një nga lojtarët kyç të Liverpoolit, kur “Reds-at” fituan titullin e Ligës së Kampionëve 2019 dhe trofeun e shumëpritur të Premier Ligës Angleze 2020. Sulmuesi anësor i Liverpoolit ka regjistruar 269 paraqitje dhe ka shënuar 120 gola dhe 48 asiste. Në qershor, pas gjashtë sezonesh në Anfield, senegalezi u transferua te Bayern Mynihu, me të cilin nënshkroi kontratë 3 vjeçare.http://ata.gov.al/2022/07/22/sadio-mane-zgjidhet-per-here-te-dyte-lojtari-me-i-mire-i-afrikes/
Sadio Mane zgjidhet për herë të dytë lojtari më i mirë i Afrikës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on