Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTRusia përjashtohet nga EURO 2024

Rusia përjashtohet nga EURO 2024

Rusia është pezulluar nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s që kur forcat ushtarake ruse filluan pushtimin në Ukrainë në shkurt, ndërsa sot është marrë vendimi për përjashtimin e saj nga shorti kualifikues i Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2022-2024, sipas gazetës së përditshme britanike “The Daily Mail”. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hodhi poshtë ankimin e Rusisë kundër vendimit që ndalonte pjesëmarrjen e vendit në lojërat ndërkombëtare, në korrik. UEFA konfirmoi sot se Rusia nuk do të jetë në shortin kualifikues, i cili është planifikuar të zhvillohet në Frankfurt më 9 tetor. Vendi pritës Gjermania do të kualifikohet automatikisht për turneun. “Të gjitha skuadrat ruse janë aktualisht të pezulluara pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 28 shkurt 2022, i cili është konfirmuar më pas nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më 15 korrik 2022″, thuhet në një deklaratë të UEFA-s. Për këtë arsye, Rusia nuk është përfshirë në shortin kualifikues të Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2022-2024. Megjithatë, UEFA konfirmoi se Bjellorusia, e cila ka qenë aleate me Rusinë gjatë pushtimit të tyre në Ukrainë, do të përfshihet në shortin kualifikues, në këtë fazë. UEFA ka ndaluar kombëtaren ruse të luajë në ndeshjet zyrtare dhe të gjitha klubet ruse të konkurrojnë në Champions League, Europa League dhe Europa Conference League, këtë sezon. Si rezultat i përjashtimit të Rusisë dhe kualifikimit automatik të Gjermanisë, 53 vendet e mbetura do të ndahen në shtatë grupe me pesë skuadra dhe tre grupe me gjashtë ekipe. Dhjetë fituesit e grupeve dhe 10 nënkampionët kalojnë në finale, ndërsa tre vendet e mbetura do të vendosen nëpërmjet play-off-it që do të luhet në mars 2024. Pesëdhjetë e tre vendet e përfshira do të vendosen sipas renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022-2023. Vendimi erdhi pasi UEFA gjobiti dhe nxorri një paralajmërim për trajnerin e kombëtares së Ukrainës, Oleksandr Petrakov, pasi ai tha se ishte i gatshëm të qëllonte ushtarët rusë në Kiev. Petrakov, 65 vjeç, i tha “The Guardian” në prill se nëse ushtarët rusë shkonin në Kiev, ai do të merrte një armë dhe do të mbronte qytetin e tij. Kjo bëri që Unioni Rus i Futbollit t’i shkruante UEFA-s duke akuzuar Petrakov për diskriminim ndaj vendit të tyre dhe dështimin për të qëndruar politikisht neutral.http://ata.gov.al/2022/09/20/rusia-perjashtohet-nga-euro-2024/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ