Thursday, April 24, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTAktivitete në Parkun e Apolonisë

Aktivitete në Parkun e Apolonisë

Vizitorët e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, përveç monumenteve dhe muzeut arkeologjik, tashmë kanë mundësinë të shijojnë edhe dy ekspozita. “Ditët Europiane të Trashëgimisë Kulturore” u çelën në Parku Arkeologjik Kombëtar Apolonia me dy aktivitete artistike që shkrihen në një sinergji unike mes monumenteve të trashëgimisë kulturore. Njëra prej tyre është ekspozita vetjake e artistes britaniko-irakiane Lina Sami Ogaily, e titulluar “Një realitet paralel”. Veprat e artistes së artit pamor, janë ekspozuar në ambientet e kishës byzantine, shoqëruar nga persona të veshur me kostume popullore tradicionale. Përvec ekspozitës, në mjediset e parkut është interpretuar edhe një pjesë e shfaqjes teatrale “Madergona”, e cila më herët ishte vënë në skenën e teatrit Bylis. Ekspozita do të qëndrojë e hapur pranë Trapezarisë deri në datën 25, për t’i lënë vendin një tjetër ekspozite, në 27 shtator.https://ata.gov.al/2022/09/20/aktivitete-artistike-ne-parkun-e-apolonise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments