Sunday, July 13, 2025
HomeSOCIALERrjet i ri i kanalizimeve në Orikum

Rrjet i ri i kanalizimeve në Orikum

Në Orikum vijon puna për rrjetin e ri të kanalizimeve. Projekti përfundon në muajin dhjetor të këtij viti  dhe nis nga Jonufra deri në Dukat Fushë. Me rrjetin e ri të kanalizimeve lidhen banesat dhe të gjitha bizneset përgjatë bregdetit. Investimi është në funksion të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Orikum. Projekti parashikon ndërtimin e 5 stacioneve të rinj dhe rinovimin e 4 aktualëve dhe financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), si dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Trajtimi i ujërave të ndotura, garanton ujëra detarë të pastër dhe një sezon turitik cilësor dhe të zhvilluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments