Monday, May 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENavalnaya: Putini mund të përdorë armë bërthamore

Navalnaya: Putini mund të përdorë armë bërthamore

E veja në mërgim e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksei Navalny, Julia Navalnaya, tha në një intervistë se “askush nuk e di se çfarë të presë nga presidenti rus Vladimir Putin dhe paralajmëroi se lideri i Kremlinit mund të përdorë armë bërthamore”.

“Ne nuk e dimë se çfarë të presim prej tij. Ai ndoshta do ta bënte”, tha Navalnaya kur u pyet nëse mendonte se Putin do të refuzonte të përdorte armë bërthamore. ”Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny. Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Qëndroni pranë meje. Të ndajmë jo vetëm zinë dhe dhimbjen e pakufishme që na mbështjell, por edhe zemërimin tonë. Zemërim ndaj atyre që guxuan të vrasin të ardhmen tonë”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments