Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për performancën paraprake të treguesve fiskalë për periudhën janar-shtator, e cila reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale, për periudhën janar-shtator 2026, arritën në rreth 626,6 miliardë lekë, një realizim në masën 100,3% të planit të periudhës.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën janar-gusht 2026, arritën në rreth 556,3 miliardë lekë, me një realizim në masën 92,8% të planit të periudhës.





