Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2010, vendosi ta shpallë datën 30 gusht si “Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. Kjo ditë është krijuar për të kthyer vëmendjen mbi fatin e individëve të burgosur nën kushte të vështira e të panjohura si pasojë e diktaturave ushtarake. Zhdukja e detyruar është përdorur shpesh si një strategji për të përhapur terrorin brenda shoqërisë. Ndjenja e pasigurisë e krijuar nga kjo praktikë nuk është e kufizuar vetëm tek të afërmit e të zhdukurve, por ka ndikuar gjithashtu në shoqërinë në tërësi. Që nga korriku i vitit 2017, me mbështetjen financiare të BE-së, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) është duke zbatuar një projekt në Shqipëri, i cili konsiston në identifikimin me metoda bashkëkohore të personave të gjetur në varret masive që janë zbuluar në zonën e Dajtit dhe në afërsi të Ballshit. ICMP vlerësoi se mbi 6,000 persona janë zhdukur nën regjimin komunist në Shqipëri midis viteve 1944 dhe 1991, dhe se në përputhje me ligjin dhe ndërgjegjësimin e duhur të publikut të gjerë këta persona mund të identifikohen dekada pas zhdukjeve.https://ata.gov.al/2022/08/30/rreth-6000-te-zhdukur-nga-regjimi-komunist/
Rreth 6000 të zhdukur nga regjimi komunist
RELATED ARTICLES