Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALEShkolla profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier

Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier

Arsimi profesional është rruga e sigurt drejt punësimit real dhe rritjes ekonomike, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla solli sot në vëmendje shkollën profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier, e cila certifikon nxënësit me kompetenca profesionale me standardet e Bashkimit Europian. Shkolla e Mesme “Rakip Kryeziu” ofron profilet frutikulturë, shërbime kujdesi për fëmijët, teknologji përpunimi mishi dhe veteriner. Numri i nxënësve në shkollat e arsimit profesional është rritur në mënyrë të ndjeshme falë vëmendjes së shtuar të qeverisë ndaj arsimit profesional në vitet e fundit, duke synuar një përshtatshmëri më të madhe me nevojat e tregut të punës dhe biznesit. Qeveria ofron bursa për nxënësit nga familje me vështirësi ekonomike dhe me probleme sociale, vajzat që zgjedhin profesione jotipike, nxënësit me mesatare mbi 9 dhe nxënës që janë pjesë e komunitetit rom ose egjiptian.https://ata.gov.al/2022/08/30/shkolla-profesionale-rakip-kryeziu-ne-fier-certifikim-i-nxenesve-sipas-standardeve-te-be-se/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ