Nën një atmosferë festive është zhvilluar këtë të mërkurë ndeshja miqësore e futbollit të vajzave të “Romës” dhe të “Partizanit”. Ndeshja e zhvilluar mes dy skuadrave vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës dhe kishte në fokus mesazhin sensibilizues të barazisë gjinore dhe ndalimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave. “Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për ne”, – tha mëngjesin e sotëm, ambasadori Italisë në Tiranë, Frabizzio Bucci. Nga rezidenca e Ambasadës italiane në kryeqytet, Bucci duke prezantuar sfidën u shpreh se, “vajzat e “Romës” këtë vit u shpallën kampione në Itali. Por përtej rezultatit sportiv, ajo që ka rëndësi është mesazhi. Ne duam të përcjellim mesazhin e barazisë gjinore, t’i themi stop dhunës ndaj grave dhe vajzave”. “Duke përfituar nga prania e vajzave të “Romës” dhe “Partizanit” ne duan të përcjellim pikërisht këtë mesazh, të tolerancës gjinore, të bëjmë maksimumin për të ulur kulturën e dhunës ndaj grave e vajzave, t’i themi stop kësaj kulture. Duhet të kthehet në një bindje të brendshme se dhuna me bazë gjinore, por çdo formë e dhunës, nuk janë rruga e të ardhmes sonë”, tha Bucci. Të dyja skuadrat e futbollit vizituan një nga qendrat e kujdesit ndaj grave e vajzave të dhunuara në vendin tonë. “Java Italiane e Kulturës” nisi më 1 qershor për të ulur siparin mbrëmjen e sotme. Një javë e cila u kurorëzua me mbi 70 aktivitete kulturore, artistike, sportive, kulinarie etj., që afrojnë edhe më tej Italinë dhe Shqipërinë. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on