Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e mëtejshme e Vlerave Barike duke bërë që në vendin tone; vranësirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe verilindje dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit; herë pas – here shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të sjellin permirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 11°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes të territorit deri në 31°C pritet vlera më e lartë e cila do të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.


