Federata e Rowingut ndodhet në fazën e licensimit dhe pritet të jetë e gatshme për të kontribuar në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë mbështetjen për federatat dhe sportistët, me synimin që Kosova të paraqitet denjësisht si organizatore dhe pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe sportive.
Ndërkohë, rowingu është përfshirë si sport bazë në fazën e parë të Programit Sportiv për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke reflektuar rëndësinë që ky sport ka në vendet e rajonit mesdhetar. Organizatorët vlerësojnë se përfshirja e tij do të sjellë një kulturë të re sportive në Kosovë, do të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në sport dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të sportit kosovar.
Përmes këtij projekti, Kosova synon të krijojë bazat për zhvillimin afatgjatë të rowingut, duke e shndërruar atë në një nga sportet e reja që do të promovohen në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.




