Kanali kullues i Gjazës në Lushnjë, i është nënshtruar riparimit në pjesën fundore të tij, në një gjatësi prej 7,6 km.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtuese politike për qarkun e Fierit, Belinda Balluku bëri të ditur se rehabilitimi i pjesës fundore të kanalit, shmang përmbytjet për një sipërfaqe toke prej 1500 ha.

“Rehabilitohet pjesa fundore, duke shmangur problemet që krijohen nga në një sipërfaqe prej 1500 ha. Një ndërhyrje në një gjatësi prej 7,6 kilometra, e cila u shërben banorëve të tri njësive administrative: Allkaj, Fier-Shegan dhe Krutje”, tha ajo.