Tuesday, March 25, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIRilindja e moleve në Liqenin e Shkodrës

Rilindja e moleve në Liqenin e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga projekti i rilindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës. Rama u shpreh në rrjetet sociale se falë këtij projekti do të rikthehet pas shumë e shumë kohësh, lundrimi turistik në liqen, përmes natyrës së bekuar të Shkodrës – Shirokës – Zogaj dhe Vir Pazarit. Rama theksoi se projekti i shumëpritur, i rillindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës vjen falë punës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Molet turistike “Almonit” në liqenin e Shkodrës është projekti që së shpejti do të krijojë infrastrukturën e nevojshme për lundrimin turistik në liqen midis Shkodrës – Shirokës – Zogajt dhe Vir Pazarit. Ky projekt financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Programit IPA Adriatik CBC Itali – Mali i Zi – Shqipëri zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Molet që do ndërtohen do të jenë një vlerë të shtuar në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, në zhvillimin e paketave të integruara turistike midis dy vendeve. Edhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali vlerësoi këtë projekt. Ajo theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “një projekt i dëshiruar nga qytetarët, i premtuar nga qeveria, i vonuar për shkaqe administrative, tashmë s’ka asnjë pengesë për të vijuar punën”. Bilali gjithashtu shtoi se së shpejti do të ketë edhe 2 lajme të tjera të mira për investime infrastrukturore në Shkodër. http://ata.gov.al/2022/09/22/rilindja-e-moleve-ne-liqenin-e-shkodres-do-riktheje-lundrimin-turistik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ