Në këtë kuadër, gatishmëria nuk duhet të kufizohet vetëm te reagimi i parë, por duhet të sigurojë edhe aftësinë për të përforcuar dhe rigjeneruar forcën, duke garantuar vijimësinë e mbrojtjes kombëtare në situate të zgjatura krizash kombëtare.
“Rezerva nuk ndërtohet kur fillon kriza. Ajo përgatitet në kohë paqeje, që të jetë gati kur vendi e kërkon”, u shpreh shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke theksuar se rezerva duhet të stërvitet dhe integrohet në mënyrë të vazhdueshme me forcën aktive.
Në këtë proces, vijoi Kingji, komandantët, instruktorët dhe strukturat mbështetëse kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e një sistemitë matshëm të integrimit dhe gatishmërisë. Rezervistët do të ndjekin një cikël progresiv tranimi, nga stërvitja individuale dhe e avancuar, te stërvitja kolektive dhe integrimi me njësinë ku janë caktuar.
“Vizioni im është i qartë! Forca aktive dhe rezerva të funksionojnë si një forcë e vetme, e stërvitur, e integruar dhe e gatshme për mbrojtjen kombëtare dhe detyrimet tona në Aleancë”, përfundoi Kingji.





