Rëndësia e restaurimit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore

0
3

Në Galerinë e Arteve të qytetit të Shkodrës është mbajtur një diskutim në kuadër të projektit “Reach”, nga studentë dhe pedagogë të Universitetit të Shkodrës si dhe nga Spanja e Italia. Tema e diskutimit ishte thelbësore: A është restaurimi vetëm një akt fizik i konservimit, apo ka edhe një komponent të rëndësishëm të interpretimit historik? Ky takim krijoi mundësinë e eksplorimit të rolit dhe rëndësisë së restaurimit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Diskutimi, në Galerinë e Artit Shkodër, nxiti reflektim dhe ndarje të perspektivave në fushën e artit dhe historisë. Së shpejti në këtë galeri do të çelet një ekspozitë e re e veprave dhe autorëve fitues përgjatë shtatë edicioneve (2008-2022) të Çmimit “Idromeno”.