Në një intervistë me ”New York Times”, Gates denoncon industrinë e teknologjisë si nënvlerësuese të kërcënimeve të IA-së sepse miliarda dollarë janë në lojë.
“Privatisht, ata që e kuptojnë se sa shumë po përmirësohet kjo teknologji janë shumë të shqetësuar”, thotë Gates, duke theksuar se pak në industrinë e teknologjisë janë të gatshëm ta pranojnë këtë publikisht.
“Tani po i thonë njëri-tjetrit ‘mos e thuaj se na dëmton dhe po përpiqemi të mbledhim miliarda dollarë”, shtoi ai.
Gates shpjegon se alarmi i tij lidhet me faktin se inteligjenca artificiale i ka tejkaluar pritjet e tij dhe se industria ka injoruar disa ngjarje të rëndësishme – siç është mundësia që inteligjenca artificiale t’i shpëtojë kontrollit të krijuesve të saj – që në të kaluarën do të kishin justifikuar më shumë kujdes





