Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Remains of Paranoia”, Alfred Diebold

“Remains of Paranoia”, Alfred Diebold

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) është organizuar ceremonia e çeljes së ekspozitës, “Remains of Paranoia” nga autori dhe fotografi gjerman Alfred Diebold, i cili sjell për herë të parë fragmente historike nga periudha e paranojës komuniste në Shqipëri. Avionë luftarakë, nëndetëse, tanke, bunkerë, tunele dhe instalime ushtarake, të dokumentuara nga Diebold, në ambientet e Kryeministrisë, janë rezultate i një periudhe historike me kontekste të caktuara jo vetëm politike, por edhe social-kulturore. Zonat e Pasha Liman, Porto Palermos, Gjadrit, Pocestës, Kuçovës, Qafë-Thanës dhe ishulli i Sazanit, të cilat kanë qenë dhe janë rreptësisht të ndaluara dhe të rrezikshme për publikun, prezantojnë një dimension material të rëndësisë thelbësore të objekteve, mjediseve natyrore dhe atyre të krijuara nga vetë njeriu. Ekspozita “Remains of Paranoia” (Mbetjet e paranojës) do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 5 nëntor 2022.http://ata.gov.al/2022/10/06/remains-of-paranoia-ekspozita-e-fotografi-gjerman-alfred-diebold-ne-cod/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments