Gjatë dy ditëve të panairit “Botime albanologjike”, edicioni i parë, Akademia e Studimeve Albanologjike ekspozoi në Prishtinë prurjet e viteve të fundit në fushat e historisë, arkeologjisë, antropologjisë kulturore dhe studimit të artit, gjuhësisë e letërsisë. Valter Memisha, zëvendësrektor i ASA-s bëri një prezantim të hollësishëm të botimeve më përfaqësuese për secilën fushë albanologjike. Në ditën e dytë, u promovua monografia “Dardanët” (ASA, 2022) i prof. dr. Luan Përzhitës. Referuan prof. dr. Memisha, prof. dr. Aurel Plasari dhe prof. dr. Arben Hajdari. Specialist i arkeologjisë, pranë Universitetit të Prishtinës, Arben Hajdari e vlerësoi “Dardanët”, si një punë e gjatë kërkimore shkencore në biblioteka dhe terren, bazuar në burime shteruese historike dhe arkeologjike, si një libër me vlerë për profesionistët e fushës dhe për studentët e mësimdhënësit, të cilët “do të gjejnë të sintetizuar, me mjaft kujdes, të dhëna mbi ecejaket e kësaj hapësire gjeografike nga parahistoria deri në mesjetë”. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe akademiku Rexhep Qosja. Programi ka vijuar me prezantimet e botimeve të Institutitit Albanologjik të Prishtinës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup.http://ata.gov.al/2022/10/06/panairi-botimet-albanologjike-ne-prishtine-promovon-botimet-e-asa/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on