Tashmë me vjeshtën vjen edhe koha e gështenjave. Bashkë me bukuritë e natyrës, vizitorët mund të marrin me vete edhe shijen e mirë të gështenjave në Pyllin i Gështenjave të Reҫit, një nga monumentet natyrore të Alpeve të Shqipërisë. Reçi është një nga tre fshatrat kryesorë të Parkut Natyror Rajonal të Shkrelit në Malësinë e Madhe, Ai shtrihet në të djathtë të rrugës Koplik – Dedaj, e cila ndahet mes fshatrave Reç dhe Razmë. Agjencia Kombëtare e Turizmit solli pamje nga Reçi ndërsa vjeshta me gjithë ngjyrat e saj e bën këtë zonë ekoturistike vërtet mahnitëse për t’u vizituar. Të dyja anët e rrugës, që të çojnë në qendër të fshatit janë të mbuluara me pemë, shtëpitë e vogla, karakteristike e të kuruara me kujdes, e bëjnë këtë vend edhe më tërheqës. Në qendër të fshatit, aty ky çdo 31 gusht organizohet festa e madhe e Reçit bien në sy gështenjat e moçme rreth 500-vjeçare, të cilat janë të shenjta për banorët. Gështenjat nuk janë të vetmet pasuri që ka kjo zonë, e cila së fundmi është kthyer në një trend për turizmin e fundjavës.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on