Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPse janë të rëndësishme zgjedhjet për Parlamentin Evropian?

Pse janë të rëndësishme zgjedhjet për Parlamentin Evropian?

Parlamenti Evropian është njëri prej tre institucioneve kryesore të BE-së që e udhëheqin bllokun e 27 vendeve. Së bashku me qeveritë e BE-së, ai vendos për ligjet në lidhje me politikat e përbashkëta evropiane dhe për tregun e BE-së që ka gati 450 milionë njerëz.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë ndikim edhe mbi emërimin e presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian, i cili është degë ekzekutive e bllokut që ka pushtet ekskluziv për të propozuar ligje të reja të BE-së. Një vit i ngarkuar dhe potencialisht përcaktues për BE-në Derisa ende nuk ka kërkesë formale për një gjë të tillë, grupi politik që i fiton zgjedhjet do ta ketë argumentin më të fuqishëm se presidenti i ardhshëm i Komisionit duhet të vijë nga radhët e tij.

Zyrtarët dhe qeveritë e BE-së thonë se blloku duhet ta ndryshojë politikën e brendshme bujqësore dhe mënyrën se si i mbështet anëtarët e vet, në mënyrë që t’i baraspeshojë standardet e jetesës në gjithë bllokun, para se të pranojë vende të tjera, posaçërisht të mëdha, siç është Ukraina. Shumë thonë gjithashtu se BE-ja duhet ta ndryshojë edhe mënyrën se si i merr vendimet duke e zvogëluar nevojën për njëzëshmëri, nëse i bashkohen më shumë vende. Nëse reforma të tilla propozohen në pesë vjetët e ardhshme, atëherë Parlamenti do ta ketë një rol vendimtar në ndryshimin e tyre, shkruan REL.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ