Saturday, March 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREProjektet kulturore në komunat arbëreshe

Projektet kulturore në komunat arbëreshe

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njoftoi se, në një aktivitet të mbajtur këtë fillim shkurti, në Presidencën e Këshillit të Ministrave të Italisë, kryetarët e komunave arbëreshe paraqitën kërkesën për zhvillimin e projekteve të reja në lidhje me ligjin 482/1999 për mbrojtjen e pakicave gjuhësore arbëreshe. Kërkesa e komunave arbëreshe parashtrohet në kuadër të ruajtjes dhe mbrojtjes së traditave dhe gjuhës arbëreshe. Autoritetet italiane kanë aprovuar kërkesat e bëra, gjë që do të thotë se, do të financohen projektet e reja dhe do të çohen përpara ato aktivitete kulturore të arbëreshëve, të cilat kishin nisur që në 2022. Njëra nga komunat arbëreshe të Siçilisë, vetëm në 2022 mori 44 mijë euro fonde për projektet e komunitetit arbëresh. Ky aktivitet u bë në kuadër të projektit Polis të Postave Italiane, për riorganizimin e zyrave postare në komunat me më pak se 15 mijë banorë. Presidenti italian Sergio Mattarella, i pranishëm në takim, ka vlerësuar përpjekjet e komunave të vogla, të cilat kanë luftuar me këmbëngulje për të mbajtur hapur zyrat postare, por edhe duke mbajtur lart vlerat e këtyre zonave, ku popullsia ka ardhur duke u rralluar. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ