Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot deklaroi se Bashkimi Evropian ka vërejtje në dy kushte nga gjithsej gjashtë sosh që ka paraqitur kryeministri Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialog me Serbinë, tha se plani i BE-së për dialogun, tregon kornizën bazë, e cila, sipas tij, nënkupton njohjen de-fakto. “Gjashtë kushtet që ka paraqitur zotëri Kurti, në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE-ja ka vërejtje të saj në dy kushte.”, tha ai. Bislimi u shpreh se platforma e BE-së për dialogun tregon vetëm principet bazë, ndërsa sa i përket implementimit të saj, duhet të diskutuar në Bruksel për aneksin zbatues mes palëve. “Platforma tregon vetëm principet e veprimet bazë, ndërkohë gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj, duhet diskutuar në aneksin implementues mes palëve në Bruksel. Plani franko-gjerman tregon kornizën bazë, që nënkupton njohjen ‘de facto’ të dy shteteve, ndërkohë se si do të jetë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, e cilat duhet modifikuar, cilat duhet të zbatohen e si të zbatohen, për këtë do të diskutojnë palët në Bruksel. S’ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, por për kornizën e propozimit franko-gjerman.”, nënvizoi Bislimi. I pyetur për targat ilegale, ai tha se me marrëveshjen e Brukselit nuk lejohet regjistrimi i targave të reja dhe as të targave ekzistuese. “Me marrëveshjen e Brukselit nuk lejohet regjistrimi i targave të reja dhe as të targave ekzistuese. Ajo çka ka bërë Serbia, me idenë që ne po negociojmë në keqbesim që ka qenë gjithmonë logjika e Serbisë në negociata, pastaj të marrim një vendim në qeveri që të heqim nevojën e regjistrimit për targat ilegale KM, duke menduar se në këtë mënyrë i ikin marrëveshjes. Prandaj edhe ka qenë reagimi i zotëri Sveçla, i cili ka thënë ata mund të luajnë me vendime në Serbi, por ato vetura nuk munden të hyjnë në Kosovë.”, tha Bislimi. Ndërkaq, e la fajtore edhe Brukselin zyrtar për mosimplementimin e udhërrëfyesit për energjinë në veri. “Arsyeja pse nuk është finalizuar kjo marrëveshje qëndron në rezistencën e Elektroserverit që të nënshkruaj marrëveshjen sipas udhërrëfyesit. Ata insistojnë në respektimin e një marrëveshje tjetër gjoja që ata kanë arrit me KEDS-in në Stamboll, e cila nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjet e Brukselit. Po ashtu nuk janë përmbushur obligimet e BE-së, por mendoj se një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e marrëveshjes e ka vet Brukseli apo ndërmjetësuesit, të cilët jo vetëm që e kanë lejuar takimin në Stamboll, por edhe kanë dërguar sinjale të gabueshme tek Elektroserver përmes interpretimeve të neneve të gabueshme të neneve që nuk kanë të bëjnë asgjë me udhërrëfyesin.” , shtoi ai. Bislimi, këto komente i tha në konferencën për medie, ku u bë i ditur programin shtetëror për manifestimin e 15 vjetorit të pavarësisë dhe 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. ATSH
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on