Kisha e Profetit Ilia në Bual të Përmetit ka nevojë për ndërhyrje emergjente për t’i shpëtuar rrënimit të saj. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se “për të mbështetur nevojën për ndërhyrje emergjente në Kishën e Profetit Ilia në Bual, Përmet janë bërë bashkë institucione shtetërore e private, të trashëgimisë kulturore, por dhe arsimore”. “Skuadrës së Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër iu bashkua edhe CHwB Albania dhe Universiteti Polis. Tashmë ka filluar procesi i dokumentimit që i paraprin hartimit të projektit të ndërhyrjes”, tha Margariti. Ndërkohë që CHwB Albania thekson se “tashmë kemi filluar procesin e dokumentimit dhe po përgatisim në mënyrë aktive projektin e ndërhyrjes. Ruajtja e trashëgimisë është një përpjekje kolektive dhe ne jemi këtu për të mbështetur çdo iniciativë”. Restaurimi i kësaj kishe do të krijojë mundësinë e ruajtjes së saj nga degradimi i mëtejshëm, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe do ta kthejë atë në itinerar turistik për vizitorët vendas e të huaj.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on