Programi i ekipeve sportive në shkolla ka rezultuar histori suksesi dhe parashikohet të vijojë zgjerimi në numër disiplinash dhe investime vjetore në infrastrukturë, për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete sportive.
Nxënësit zhvillojnë ndeshje plot përqendrim, emocion dhe frymë sportive, duke treguar pasion dhe interes në rritje për lojën e shahut. Aktivitete të tilla ndihmojnë në zhvillimin e mendimit logjik, disiplinës dhe fair-play-it, duke e kthyer shahun në një pjesë aktive të jetës shkollore.
Shahut, si një sport që nxit përqendrimin, durimin dhe strategjinë, po i jepet vëmendje e veçantë në këtë kontekst.
Nisma për integrimin e sporteve të ndryshme në sistemin arsimor është pjesë e reformës më të gjerë që synon edukimin e fëmijëve përmes aktivitetit fizik dhe zhvillimit të mendimit logjik e kritik.





