Sunday, March 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTPlazhet e Fierit, destinacion për qindra pushues vendas dhe të huaj

Plazhet e Fierit, destinacion për qindra pushues vendas dhe të huaj

Plazhet e Fierit ishin këtë fundjavë destinacioni për qindra pushues vendas dhe të huaj. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Fierit publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga bregdeti i Fierit gjatë fundjavës. Plazhe ranore gjatë vijës bregdetare të Fierit, me shtrirje të konsiderueshme, të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë. 18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 km. Pjesë vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13,7 km, plazhi Ndërnënas 8 km, dhe plazhi Pish Poro 9,5 km. Hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta dhe të cekëta të pasura me gjallesa ujore janë ato që të ofron kjo pjesë e Adriatikut. Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e pushuesve në bregdetin e Fierit. Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, për qitje me piatel në pyll, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.

https://ata.gov.al/2022/07/04/plazhet-e-fierit-destinacion-per-qindra-pushues-vendas-dhe-te-huaj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ