Friday, April 11, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTPiktori Leonardo Voci ekspozitë me 120 punime në vaj

Piktori Leonardo Voci ekspozitë me 120 punime në vaj

Piktori Leonardo Voci çeli së fundi ekspozitën e tij vetjake në Sarandë me rreth 120 punime kryesisht në teknikën e vajit. Frekuentues të ekspozitës ishin dhjetëra artdashës, turistë vendas e të huaj. Edhe në këtë ekspozitë Voci komunikon me publikun nëpërmjet dominimit të ngjyrave të miksuara dhe përcjell stilin e tij karakteristik modernist. “I përkas artit modern abstrakt dhe formave të të pikturuarit që janë bashkëkohore dhe që aplikohen në Evropë dhe SHBA”, tha Voci. “Nuk jam artist tematik dhe as politik. Kam ngjyrën dhe dua t’i flas publikut me ngjyra”, tha piktori Voci. Sipas Vocit, kjo ekspozitë, udhëtoi drejt Sarandës, si një kumt mirësie dhe dashurie për këtë qytet dhe njerëzit e tij artdashës e mikpritës të tij. Një kënd të veçantë zinin në këtë ekspozitë edhe motivet nga Saranda, punuar enkas nga autori për këtë paraqitje. Në çeljen e ekspozitës kryebashkiaku i qytetit bregdetar Adrian Gurma e përgëzoi autorin për ekspozitën duke e vlerësuar si një ngjarje kulturore e një lloji të veçantë në vargun e shumë veprimtarive kulturore, që po organizohen gjatë këtij sezoni veror turistik në Sarandë. Në harkun kohor të dhjetë viteve të fundit kjo është ekspozita e dytë e autorit e çelur https://ata.gov.al/2022/08/30/sarande-piktori-leonardo-voci-ekspozite-me-120-punime-ne-vaj/në Sarandë si një bashkëpunim me bashkinë e qytetit dhe Qendrën Agjencia AJMMI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ