Përmirësohet infrastruktura rrugore pranë liqenit të Shkodrës

0
5

Projekti i investimit për infrastrukturën pranë liqenit të Shkodrës përfshin korsi të dedikuara për biçikleta dhe shtigje për këmbësorët, duke synuar rritjen e standardeve, sigurinë dhe një organizim më të mirë të qarkullimit.

Këto investime po e kthejnë zonën e liqenit në një hapësirë më miqësore dhe të aksesueshme për banorët dhe vizitorët.

Investimi synon të transformojë qytetin dhe të rrisin cilësinë e jetës përmes infrastrukturës moderne.

Ndërhyrjet përfshijnë korsi të dedikuara që lehtësojnë lëvizjen e çiklistëve, si dhe shtigje këmbësorësh, duke shtuar sigurinë.

Për përdoruesit e rrugës, kjo ndërhyrje ka sjellë më shumë rregull dhe lehtësi në lëvizje.