Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTPërkujtohet në 111-vjetorin e lindjes poeti i madh Migjeni

Përkujtohet në 111-vjetorin e lindjes poeti i madh Migjeni

Si sot më 13 tetor 1911, lindi poeti novator Millosh Gjergj Nikolla. Migjeni, ashtu sikurse njihej gjerësisht me emrin e tij të pendës, arriti të përvijojë një tablo të tejpashme të dinamikës së jetës në Shqipërinë e viteve ‘30-të. Vargjet e tij lëshonin kushtrimin ndaj realitetit të përfaqësuar prej pafuqisë, kryengritjes dhe shpresës tek e ardhmja. Krijimtaria e tij në gjininë e vjershave është e ndarë në gjashtë ciklet që vijojnë: “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e perëndimit”, “Kangët më vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit”. Në mënyrë të veçantë, “Kangët e Mjerimit” gëzojnë tepër popullarit dhe janë shndërruar në simbol të njëhershëm të pamundësisë dhe të revoltës. Në një diametër të kundërt, vëllimi i tij “Vargjet e lira”, hapet me vjershën e titulluar “Parathënia e parathënieve”, ku vërehen tone gëzimi për ditët e mbrame të skllavërisë shpirtërore. Migjeni ndërroi jetë më 26 gusht 1938 në Torino, pas një beteje të gjatë me tuberkulozin. Në vitin 1956 eshtrat e tij u sollën në atdhe. Një vit më pas, iu akordua pas vdekjes titulli “Mësues i Popullit”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publiko sot dorëshkrimin e poezisë “Një natë pa gjumë”.https://ata.gov.al/2022/10/13/perkujtohet-ne-111-vjetorin-e-lindjes-poeti-i-madh-migjeni/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ