Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIPërfundon rindërtimi i Spitalit Bashkiak të Mirditës

Përfundon rindërtimi i Spitalit Bashkiak të Mirditës

Në Mirditë ka përfunduar rindërtimi i Spitalit Bashkiak, i cili do të ofrojë shërbime me standarde bashkëkohore për rreth 50 mijë banorë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet e përfunduara të këtij spitali. “Ka përfunduar rindërtimi i Spitalit Bashkiak të Mirditës, një investim në kuadër të procesit të rindërtimit, i cili do të ofrojë shërbim për rreth 50 mijë banorë, me standarde bashkëkohore për pacientët dhe stafin mjekësor. Të angazhuar për modernizimin dhe transformimin e strukturave spitalore dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin”, theksoi Koçiu.

Spitali i Mirditës u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 dhe në shtator të vitit 2022 iu nënshtrua rikonstruksionit, në kuadër të Rindërtimit. Megjithatë, shërbimi shëndetësor në spital për qytetarët nuk u ndal në asnjë moment gjatë kësaj periudhe rikonstruksioni. Në këtë spital, ku ofrojnë shërbim 10 mjekë dhe 52 infermierë, kryhen ⁠rreth 60 konsulta ditore në shërbimet e Urgjencës dhe në poliklinikën e specialiteteve rreth 35 konsulta ditore. Spitali Bashkiak Mirditë ofron shërbimet patologji e përgjithshme, kirurgji të përgjithshme, reanimacion, pediatri, maternitet, poliklinika, urgjenca, laboratori klinik-biokimik, shërbimi i imazherisë dhe farmaci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ