Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIPërfundon argjinatura në Juban

Përfundon argjinatura në Juban

Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin. Kryetari bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau sot në rrjetet sociale pamje nga investimi i përfunduar, i cili zgjidh tashmë rrezikun e gërryerjes së tokave në këtë zonë. Argjinatura me gjatësi 700 metra është ndërtuar plotësisht brenda 6 muajve, falë investimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Shkodër.

Ky investim shmang rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi. Vitet e kaluara, banorët në këtë zonë janë përballur me probleme të shumta si shkak i erozionit dhe prurjeve të shumta të lumit Drin gjatë stinës së reshjeve. Me ndërtimin e kësaj argjinature merr zgjidhje edhe një nga problemet kryesore të kësaj zone gjatë dimrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ