Gara e 17-të e këtij sezoni, Çmimit i Madh i Singapori ka parë një makinë “Red Bull” të mbërrijë e para në vijën e finishit, por nuk ka patur festë të madhe për skuadrën austriake. Teksa ishte synuar që Maks Verstapeni ta fitonte këtë garë dhe, bashkë me të të siguronte edhe titullin e kampionit të botës për këtë sezon, nuk ka ndodhur kështu, pasi ka qenë shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, ai që ka siguruar fitoren, ndërsa holandezi, i cili ishte nisur nga vendi i 8-të, është detyruar të kënaqet me vendin e 7-të në fund të një gare të zhvilluar në pistën e qytetit-shtet, në dritën e prozhektorëve, por që është kushtëzuar nga kapriçot e motit. Madje vetë gara ka nisur me plot një orë vonesë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që përmbytën pistën, dhe, kur ka nisur, ajo ka parë meksikanin e “Red Bull”-it të fitojë duelin në kthesën e parë me pilotin e “Ferrari”-t, Sharl Lëklerk, edhe pse ishte ky i fundit u nis nga vendi i parë. Më pas kreu i renditjes së garës nuk ka ndryshuar, me pilotin tjetër të “Ferrari”-t, Karlos Sainz, që merr që në nisje vendin e 3-të, për të mos e lëshuar deri në fund. Pavarsisht se u përpoq, Lëklerk nuk arriti do ta parakalojë Perezin, i cili vijoi të shkëputej dhe korri fitoren e tij të dytë këtë sezon me më tepër se 7 sekonda epërsi. Sainz plotësoi podiumin, ndërsa drama e vërtetë u zhvillua në pjesën e mesit të garës, aty ku Alonso pësoi defekt në motor në garën e tij të 350-të në Formula 1, kurse Hemiltoni u përplas fillimisht me muret rrethuese duke synuar të parakalonte Sainzin për vendin e 3-të, ndërsa në fund humbi edhe betejën për vendin e 7-të me Verstapenin. Ky i fundit pati gabuar më herët kur kërkoi të parakalonte Norisin dhe, përtej përpjekjeve të tij, nuk shkoi do të më larg se vendi i 7-të, duke shtyrë kështu për një tjetër garë festën e tij për titullin e kampionit të botës. Të gjitha emocionet e kësaj gare erdhën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.https://sport.rtsh.al/artikull/perez-fiton-cmimin-e-madh-te-singaporit
Perez fiton Çmimin e madh të Singaporit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on