Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTPër transformimin e Xhamisë së Plumbit

Për transformimin e Xhamisë së Plumbit

Xhamia e Plumbit, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore, këtë vit do t’i nënshtrohet transformimit rrënjësor. Me ndërhyrjet në këtë xhami, besimtarëve do u kthehet një tempull në kushte optimale, por Shkodrës e gjithë Shqipërisë, do i shtohet një tjetër atraksion i madh turistik. Ndërkohë janë kryer sondazhet gjeologjike në terren me pjesëmarrjen e specialistëve turq e atyre shqiptarë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër. Ndërhyrja kryesore pritet të zgjidhë problemin e përmbytjeve, krijimin e një sistemi kullimi të sigurt, pengimin e ujërave vërshuese dhe restaurimin e ndërtesës. Mjedisi përreth saj do të kthehet në një park të denjë për besimtarët e turistët. Teknikat e ndërtimit dhe materialet e përdorura në monumentin e kulturës dhe të gjitha detajet arkitektonike origjinale nuk do të cenohen. E ndërtuar në 1773, sipas modelit të arkitekt Sinanit, Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit, në Shkodër është një nga më të veçantat në Shqipëri. Është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së pare dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat tregojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellë prej popullit me sistem zinxhir (dorë më dorë) prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit. 1 vit më parë, ministrja e Kulturës nënshkroi marrëveshjen për restaurimin e xhamisë me homologun e saj turk.http://ata.gov.al/2022/09/09/se-shpejti-nis-puna-per-transformimin-e-xhamise-se-plumbit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ