Organizatat për mbrojtjen e kafshëve theksojnë se ngjyra e gëzofit nuk përcakton karakterin e një maceje dhe se macet e zeza meritojnë të njëjtin kujdes dhe dashuri si çdo kafshë tjetër.

Sipas “Cats Protection”, fushata ka ndihmuar në rritjen e vëmendjes ndaj këtyre maceve.

Organizata raportoi se, në vitin 2020, macet e zeza dhe bardhezi qëndronin mesatarisht 10 ditë më pak në qendrat e saj, përpara se të gjenin një shtëpi, krahasuar me 10 vjet më parë.

Edhe organizata britanike “Battersea” ka bërë thirrje që njerëzit të mos ndikohen nga paragjykimet apo pamja e kafshëve, por të marrin në konsideratë adoptimin e maceve të zeza që presin një familje.