Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIPër grurin, deri tani 6000 aplikime

Për grurin, deri tani 6000 aplikime

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bëri të ditur se, në skemën e mbështetjes për subvencionimin e mbjelljeve të reja të grurit, kanë aplikuar deri tani 6000 fermerë, teksa duhen edhe dy ditë për të përfunduar afati i aplikimeve. Sipas ekspertëve të bujqësisë, fermerët kanë treguar interes për skemën e mbështetjes për mbjelljen e grurit duke aplikuar për të qenë përfitues. Skema aplikohet për herë të parë dhe në dispozicion të fermerëve janë 500 milionë lekë të ndarë në 30 mijë lekë për hektarë. AZHBR njofton se, tashmë numri i aplikimeve ka kaluar edhe fondin e përcaktuar për financim, duke patur parasysh që aplikimet mbyllen me 23 shtator. AZHBR tërheq vëmendjen se, fermerët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi do të përfitojnë financim vetëm pasi të verifikohet në terren sipërfaqja e mbjellë me grurë, në të kundërt fermerët që kanë gënjyer do të kenë penalitete. Pagesat për këtë masë mbështetëse do të kryhen deri në fund të këtij viti, në llogarinë bankare personale të çdo fermeri. Shuma prej 30 mijë lekë për hektarë, mbështet një pjesë të kostove dhe për këtë arsye është ngritur një grup pune i cili do të përcaktojë se sa do te jetë vlera e mbështetjes për vitin e ardhshëm.https://ata.gov.al/2022/09/21/skema-e-mbeshtetjes-per-grurin-deri-tani-6000-aplikime/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ