Zona e Vilë Bashtovës vitet e fundit ka njohur rritje të numrit të vizitorëve, veçanërisht edhe të turistëve të huaj të cilët tërhiqen nga festivali i përvitshëm i Bashtovës, por edhe nga fortesa historike e restauruar së fundmi me mbështetetjen e programit të BE, EU4Culture.

Kalaja e Bashtovës ndodhet rreth 2 km larg fshatit Vilë-Bashtovë në afërsi të lumit Shkumbin. Kalaja u ndërtua në shekullin XV dhe shërbeu si një objekt tregtimi për tregtarët venecianë dhe si një fortesë për të larguar pushtuesit osmanë. Pozicioni i saj strategjik i lejoi luftëtarët mesjetarë të kontrollonin një zonë shumë të madhe të Adriatikut në perëndim dhe njëkohësisht, fushën në lindje